Eko Higjiena

SHBA mbështet proceset nëpër të cilat po kalon Kosova

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me përfaqësuesen e misionit të SHBA-së në OKB, ambasadoren Samantha Power, e cila konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadorja Power biseduan për zhvillimet aktuale në rajonin e Evropës Juglindore, proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni drejt integrimeve euro-atlantike dhe vazhdimit të pranisë dhe angazhimit amerikan në Kosovë, që garanton stabilitetin dhe paqen edhe në rajon.

Përfaqësuesja e misionit të SHBA-së në OKB, ambasadorja Samantha Power, theksoi se SHBA-ja mbështet proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe i gjithë rajoni i Evropës Juglindore.

Ajo tha se është inkurajuese që Kosova dhe Serbia janë angazhuar në dialog dhe kanë arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është e angazhuar njëkohësisht në disa procese, që kanë për qëllim stabilizimin e rajonit të Evropës Juglindore dhe përfundimin e procesit të shtet ndërtimit të vendit, për të cilat SHBA ka dhënë mbështetjen e fuqishme, duke ndihmuar në vendosjen e paqes dhe krijimit të një demokracie stabile në Kosovë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.

Jahjaga tha se rajoni ka hyrë në fazë të rëndësishme, posaçërisht pas fillimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që ka hapur një mundësi për paqen dhe pajtimin në rajon.

Mobi Casa

Ajo tha se BE-ja ka ndërmarrë hapa konkret për të ruajtur këtë moment, mirëpo Kosova e sheh angazhimin e SHBA-së si jetik dhe garantues për paqen e qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Presidentja Jahjaga theksoi se mbështetja e SHBA-së në procesin e integrimeve do të ndihmonte jo vetëm Kosovën por edhe gjithë rajonin e Ballkanit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Duke folur për marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, presidentja Jahjaga tha se zbatimi i plotë i tyre është i domosdoshëm, sepse ndihmon në integrimin e komunitetit serb në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës dhe vlerësoi se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Jahjaga tha se Kosova përveç suksese të arritura, po përballet edhe me sfidat që ndërlidhen me konsolidimin ndërkombëtar të saj, në veçanti për shkak të mosnjohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së dhe pengesave që po i bëhen nga Serbia dhe vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë.

Ajo tha se Kosova kërkon anëtarësim të plotë në OKB dhe në të gjitha institucionet e tjera ndërkombëtare përfshirë edhe BE-në dhe NATO-n. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.