ARKATANA

Rugova: Pajtohem me Eqën, në LDK ka njerëz të shitur

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Eqrem Kryeziut, i cili ka thënë se në LDK ka edhe njerëz të shitur të cilët, sipas tij, dëshirojnë ta shkatërrojnë këtë parti.

Haki Rugova nuk ka dashur të flasë me emra se kush mund të jenë njerëzit e shitur në LDK, por ka sugjeruar që për këtë çështje të pyetet bashkëpartiaku i tij. “Pajtohem plotësisht me atë që ka thënë Eqrem Kryeziu. Nuk e di se kush janë ata njerëz, pyetni Eqremin, por unë pajtohem me të”, ka thënë Rugova për epokën e re.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, në një intervistë për “Epokën e re”, i pyetur se a ka njerëz të shitur brenda LDK-së, është përgjigjur: “Natyrisht. Unë thashë se këto gjëra i bëjnë partitë e tjera, madje kjo praktikë ndodh edhe në vendet e stabilizuara. Ju keni pasur rastin që njerëz të qeverive shumë demokratike janë shitur, e lëre më këtu të ne që jemi ngushtë dhe për pak shitemi, sepse është varfëri e madhe. Pra, në këto rrethana mund të bësh lehtë tregti me moral, veçanërisht në rastet kur nuk e ke pasur kurrë”.

Mobi Casa

Sipas Kryeziut, këta njerëz blihen për pak para. “Unë e di se një kohë të gjatë këtu njerëzit komprementohen nga partitë e tjera dhe shiten për 30 aspra ose 30 groshë. Metoda të tilla përdoren, pothuajse gati janë të lejueshme, edhe pse nuk janë burrnore. LDK-ja duhet t’u kundërvihet këtyre metodave”, është shprehur Kryeziu.

Ndërkaq duke folur rreth shtimit të zërave për dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të LDK-së, Kryeziu ka thënë se Mustafa nuk ka asnjë arsye të japë dorëheqje nga pozita të cilën është duke e ushtruar. “Isa Mustafa nuk e ka pasur rastin ta dëshmojë lidershipin e tij. Të them të drejtën, me një rrugëtim të tillë, kërkesa për dorëheqje nuk është e ndershme”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se është kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK. “Me emër të Zotit, kah fundi i nëntorit ose në dhjetor, do të mbahen zgjedhjet në parti”, ka deklaruar Kryeziu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.