Eko Higjiena

Drejtoria e Arsimit mbështet kërkesat e 16 punëtorëve arsimor

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Kërkesat e 16 punëtorëve arsimor të cilët ishin pjesë e fushatës zgjedhore lokale, në Drejtorinë për Arsim në Viti konsiderohen të drejta, ngase nuk është dashur t`i ndalen pagat atyre duke i cilësuar si shërbyes civil.

Drejtori i kësaj drejtorie Qahil Sinani, është shprehur se punëtorët arsimor janë staf profesional dhe jo shërbim civil, andaj mos pagesa e kësaj kategorie është e padrejtë. “Për vendimet e mëhershme të Drejtorisë së Arsimit ne nuk mund të marrim përgjegjësi, por konsiderojmë se është dashur që ta dinë ata për kategorizimin e stafit civil me atë profesional. Ne do të konsultohemi edhe me Sindikatën dhe mbështesim kërkesat e punëtorëve”, ka sqaruar Sinani.

Eco Higjiena

Ndryshe, vendimi për ndaljen e pagës për punëtorët arsimor të cilët kanë kandiduar për këshilltar komunal në zgjedhjet komunale, ishte marrë nga ish drejtori Fehri Qerimi si vendim për pushim pa pagesë deri në certifikimin e zgjedhjeve.

Si pasojë e këtij vendimi, 16 punëtorëve arsimor u janë ndalur 2 paga, ndërkohë që vendimi ishte marrë duke u bazuar në ligjin mbi Shërbimin civil të Republikës së Kosovës./rajonipress/