Eko Higjiena

Shfaqja më e mirë e festivalit shpallet “Tri mendje në ankand” e Tiranës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbrëmë në Gjilan, me shfaqjen e Tetarit Metrol të Tiranës “Tri mendje në ankand” dhe shpalljen e rezultateve të jurisë vlerësuese, është mbyllur Festivali i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës” që mbahet në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, që ka zgjatur pesë net me radhë.

Me vendimin e jurisë, në përbërje Rajmonda Bulku, Jahi Jahiu e Agim Selimi, shfaqja më e mirë e festivalit u shpall ajo “Tri mendje në ankand”, me tekst të Ferdinand Hysit dhe regji të Elma Doresit, e Tetarit Metropol të Tiranës.

Drama tragjiko-komike “Tri mendje në ankand” me tekst të Ferdinand Hysit dhe regji të Elma Doresi, e cila e ka përmbyllur festivalin në Gjilan, trajtoi jetën brenda mureve të një spitali psikiatrik, ku tre të sëmurë mentalë kanë vetëm një shqetësim, se si t’i mbyllin vrimat e kësaj ndërtese, e cila pikon.

Çmimin për tekstin-dramën më origjinale e mori Ferdinand Hysi (Metropol), kurse çmimi – regjia më e mirë e Festivalit iu dha Blerta Neziraj- Rustemi (Qendra Multi-Media Perishtinë).

Çmimin aktori më i mirë i Festivalit e mori Gëzim Bucolli (Teatri i Gjilanit), ndërsa epiteti i aktores më të mirë i takoi aktores Amernis Jovanovska – Nokshiqi (Gishti).

Fundamenti

Aktorja më me perspektivë u shpall Tringa Hasani (Teatri i Gjilanit), derisa aktorja Elona Hyseni (Metropol Tiranë) u vlerësua për rolin më të mirë dytësor.
Nexhmedin Ymeri, i cili pas pak ditësh shkon në pension, u nderua me çmimin e veçantë për arritje jetësore nga Tetari i Gjilanit.

Rajmonda Bulku, kryetare e jurisë ka falënderuar publikun gjilanas për interesimin e madh që pati për Festivalin e Dramës Shqiptare, duke stërmbushur sallën e Teatrit në Gjilan.

Brenda kësaj atmosfere, regjisorja e dramës “Tri mendje në ankand”, Elma Doresi do të thotë se “publiku është çmimi më i madh për ne”. Këtë çmim do ta ëndërronte çdo regjisor, ka thënë Doresi.

Asaj, çmimin kryesor të Festivalit ia dorëzoi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që edhe e shpalli të mbyllur këtë pjesë të manifestimit “Flaka e Janarit”, i cili vazhdon edhe dy ditë të tjera, me pjesën letrare dhe muzikore.

Në kuadër të festivalit “Talia e Flakës” janë mbajtur edhe debate për shfaqjet si dhe ligjërata lidhur me artin skenik nga dramaturgë dhe përfaqësues të tjerë të jetës teatrore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.