ARKATANA

EULEX-i nuk u beson mjekëve të QKUK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – QKUK-ja kohë me parë ka pranuar një dokument nga EULEX-i në lidhje me trajtimin e të burgosurve që i gjykon ky mision. Udhëheqësi i sistemit shëndetësor të burgjeve në QKUK, Milazim Gjocaj, ka thënë se ai vendim ka paraparë që këta pacientë të kontrollohen edhe nga mjekët e EULEX-it.

ARKATANA

Megjithatë, mjekët thonë se një gjë e tillë nuk është duke ndodhur. Sami Lushtaku që aktualisht është i hospitalizuar në QKUK është duke u trajtuar vetëm nga mjekët e QKUK-së./Koha Ditore/