“Jehona” e Luginës vizitë te Fadil Ismajli
Sot, drejtuesi e revistës së vetme të pavarur në Luginën e Preshevës “Jehona” zoti Zaim Haliti, ishte në një vizitë me karakter pune te Ministri i Ekonomisë së Republikës së Kosovës , Fadil Ismajli.
Ministri i Ekonomisë, u njoftua për së afërmi me rolin dhe rëndësinë e “Jehonës”, në përmirësimin dhe avancimin e informimit shqip, përkatësisht të gazetarisë së shkruar, jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë.
Drejtori i revistës “Jehona”, Zaim Haliti, e njoftoi Ministrin zoti Fadil Ismajli për misionin e këtij mediumi të shkruar, i cili për herë të tretë u rilind për ta vazhduar rrugëtimin e informimit të qytetarëve në mënyrë korrekte, të drejtë dhe efikase.
Ministri i Ekonomisë , Fadil Ismajli, vlerësoi lartë misionin e mediumeve në demokratizimin e Luginës së Preshevës.
Lidhur me këtë vizitë, do të mësoni më shumë në numrin e ri të revistës “Jehona”, njofton Agjencioni i lajmeve Tërnoci Press.


