Eko Higjiena

Shoqata “Medvegja” ndihmon nxënësit dhe zyrtarizon donacionin në Medvegjë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Medvegjë – Shoqata Humanitare „Medvegja” nga Zvicëra sot në Medvegjë ka bërë ndarjen e ndihmave financiare për kompensimin e shpenzimeve të transportit të nxënësve të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Humanitar, Hamdi Halimi.

Përveç kësaj, Shoqata Humanitare ka nënshkruar edhe marrëveshjen për zyrtarizimin e donacionit me familjen Jaha, marrëveshje kjo e cila specifikon mënyrën e përdorimit të ndihmave.

Eco Higjiena

„Nevojat sigurisht se janë shumë më të mëdha se ndihmat që mund të ofrohen por sidoqoftë ndihmat gjithmonë i zbusin nevojat. Çdo ndihmë që dedikohet për familjet nevojtare në Medvegjë është e mirëseardhur”, tha Halimi.

Komisioni Humanitar pranë Sh.H.„Medvegja” nga Zvicëra poashtu ka bërë edhe ndarjen e 400 frangave Zvicërane, mjete këto të siguruara nga Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës” nga Gossau i Zvicrës. Mjetet u janë dhënë 4 familjeve në nevojë të seleksionuara nga Komisioni Humanitar. „Jam shumë i lumtur, falënderoj Shoqatën Humanitare. Këto ndihma do të përdoren për ushqim, drunj, për shtëpi”, tha njëri nga përfituesit e ndihmës, Bilall Jaha.