ARKATANA

Rektori legjitimon lëndët imagjinare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në vend se të reagojë për ta prishur një vendim të marrë në kohën kur Universiteti i Prishtinës udhëhiqej nga ish-rektori Mujë Rugova, Universiteti i Prishtinës që tashmë drejtohet nga rektori Ibrahim Gashi, vetëm se ka konfirmuar për asistent Rrahman Ferizin. Ky i fundit ishte zgjedhur asistent për lëndën “Biologji Mjekësore”, që nuk ka ekzistuar fare në Fakultet të Mjekësisë.

Por nuk kishte mjaftuar një ankesë e Muharrem Jakupajt, ish-shef i Katedrës së Lëndëve Paramjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, për t’u revokuar vendimi i Rektoratit të UP-së.

Eco Higjiena

Ankesën e Jakupajt e ka siguruar gazeta Tribuna. Edhe në ankesën e ish-shefit të katedrës, thuhet se konkursi i datës 18 shtator 2012, për Fakultetin e Mjekësisë, ku është kërkuar një asistent për lëndën Biologji Mjekësore, është shpallur për një lëndë e cila nuk ekziston fare në planprogramet e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Jakupaj në ankesën e tij ka thënë se kjo është një tentim për mashtrim dhe keqpërdorim të parasë publike, duke pranuar asistent për lëndë që nuk ekzistojnë. Kjo, siç ka shkruar Jakupaj, është bërë me qëllim që t’iu sigurohen vende pune personave të caktuar, në mënyrë të parregullt…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.