FIDANISHTJA

Haziri nderohet me diplomën “Pllaka e nderit” nga Akademia Evropiane e Arteve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Akademia Evropiane e Arteve me seli në Paris ia ka ndarë diplomën “Pllaka e nderit” kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për arritjet në fushën e kulturës edhe sa ishte ministër i Kulturës, por edhe si promotor i shumë zhvillimeve në Kosovë.

Çmimin ia ka ndarë piktori Jetullah Haliti, i cili është kryetar i seksionit shqiptar të Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Paris.

“Është nderë i veçantë, jo vetëm për kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, por për tërë Kosovën dhe kombin shqiptarë, që Evropa po na pranon në art, letërsi e kulturë në përgjithësi. Kryetari ynë i nderuar ka dhënë kontribut në shumë nivele, edhe si ministër i Kulturës, si lider e njëherit si promotor i shumë lëvizjeve në Kosovë”, ka thënë me ketë rast zoti Jetullah Haliti.

Uji Dea

Kryetari Haziri ka falënderuar zoti Haliti për ndarjen e çmimit, duke thënë se është shumë i lumtur që është nderuar me diplomën “Pllaka e nderit” nga Akademia Evropiane e Arteve, me të cilën më parë është nderuar edhe Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

“Akademia Evropiane e Arteve është institucion jashtëzakonisht kredibil dhe i respektuar në Evropë e në botë. E falënderoj këtë institucion për këtë nderë që ma kanë bërë dhe jam shumë i lumtur që e marrë këtë diplomë pas presidentit Ibrahim Rugova. Ky çmim është nderë dhe në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi më e madhe për mua”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.