Fundamenti

Borchardt: S’jam peshkatar të zë peshq

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Prokurorët dhe gjykatësit e EULEX-it, kanë qenë të suksesshëm në gjykimin e më shumë se 400 rasteve. Kështu ka pohuar Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt, pas takimit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit.

“EULEX-i gjatë viteve që kemi qenë këtu, gjykatësit e EULEX-it janë marrë me më shumë se 200 raste kriminale, raste civile, mes tyre ishin 30 do të thotë më shumë se 10 për qind e krimeve të luftës. Kështu që kur shohim çështjet e korrupsionit, kemi një shikim më të gjerë të korrupsionit, abuzimet e kështu me radhë, kemi pasur 90 raste. Kur shihni raste të personave që janë akuzuar ose gjykuar, atëherë shembull e kemi rastin e Ministrisë së Shëndetësisë, pastaj rastin e kryetarit të Prizrenit i cili, është në proces e sipër. Kemi dy raste tjera në Ministrinë e Transportit, e kështu me radhë. Unë nuk e di se cili është definimi juaj i peshkut të madh. Unë nuk jam peshkatar dhe peshkimi nuk është hobi im, por prokuroret dhe gjykatësit kanë qenë të suksesshëm në gjykimin e më shumë se 400 rasteve”, tha ai.

Ndërsa duke folur rreth takimit të mbajtur, ai pohoi se kanë biseduar për fushat, në të cilat është arritur progres, aty ku gjërat, thotë ai, po lëvizin sipas planit e po ashtu dhe po ashtu dhe për gjetjen e fushave, në të cilat duhet të bëhet më shumë.

Ndërsa përfaqësuesi special e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se ky takim ishte i mirë dhe frytëdhënës. Ai tha se kanë diskutuar për çështje të ndryshme të fushës së sundimit të ligjit. Sipas tij është arritur mjaftë shumë në fushën e sundimit të ligjit, por se ende mbetet shumë për tu bërë.

Eco Higjiena

“Është arritur shumë. Por duhet ende të bëhet shumë. E po ashtu duhet të caktojmë objektivat se çfarë duhet të bëhet. Çështja e rëndësishme si temë diskutimi ishte pajtimi, ku Kosova ra dakord, për të përgatitur një strategji apo plan të veprimit, që merret me sundimin e ligjit. Posaçërisht duke u fokusuar mbi ndihmën e cila ofrohet nga BE, për projektet e IPAS. BE ka instrumente të ndryshme për të ndihmuar Kosovën në lidhje me sundimin e ligjit”, tha ai.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se ekziston vullnet i mirë dhe i vendorëve dhe i ndërkombëtareve, për të punuar në fushën e rendit dhe ligjit.

“Ka një vullnet të mirë të dyanshëm dhe të vendorëve dhe ndërkombëtarëve për angazhimet tona në fushën e rendit dhe ligjit, për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe në këtë drejtim rezultatet do të jenë të prekshme. Ne presim që në muajt në vijim të koncentrohemi dhe më shumë në këtë drejtim, t’i ngrisim kapacitetet tona, të forcojmë detyrat tona, që kanë të bëjnë me stabililzim-asocimin, me marrëveshjen e tillë dhe me proceset tjera integruese. Jam mirënjohës për ndihmën që marrim nga BE në cilëndo fushë“, tha ai.

Ndërsa i pyetur se misioni i cili do ta pasojë EULEX-in, a duhet të ketë fuqi ekzekutive në fushën e sundimit të ligjit, në luftimin e krimit dhe korrupsionit si dhe krimeve të luftës, ai tha se kjo do të jetë pjesë që negociohet dhe se nuk mund ta paragjykoi tani për këtë ./kosovapress/