Gjykata Kushtetuese ndalon bashkëpunimin e KKSH-së me institucionet e shtetit amë
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri i dërgoi letër kryetarit të Koordinimit të këshillave nacionale të pakicave kombëtare dhe njiherit edhe kryetar i Këshilli Kombëtar Bullgar, Zoran Petrov dhe Drejtores së Zyres për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Suzana Paunoviq.
Beqiri ka shprehur pakënaqësitë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka kontestuar disa dispozita ligjore të këshillave kombëtare të pakicave nacionale dhe ka kërkuar caktimin e seancës urgjente të Koordinimit të këshillave nacionale të pakicave kombëtare dhe takim urgjent me Drejtoren e Zyrës, Suzana Paunovic.
Në letër ndër të tjera thuhet se: “Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese disa dispozita ligjore të Ligjit mbi këshillat kombëtar të pakicave nacionale. Disa nga dispozitat që shfuqizoi garantonin të drejtave kolektive të pakicave kombëtare të cilat Këshillin Kombëtar Shqiptar në vitet e fundit ka ushtruar dhe ka përdorur ligjërisht. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese hodhi poshtë një nivel ekzistues kushtetues të të drejtave të pakicave me ç`rast shuhen edhe ato pak të drejta të fituara kolektive të shqiptarëve në Serbi .
Këshilli Kombëtar i Shqiptare shprehu pakënaqësi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë ka kontestuar dispozitat ligjore në lidhje me bartjen e të drejtave nga themeluesi i institucioneve arsimore me mësimi në gjuhën e pakicave kombëtare, institucionet kulturore për ruajtjen kultivimin dhe avancimit e kulturës së pakicës, institucionet që kryejnë informimin publik në gjuhën e pakicës.
Gjykata Kushtetuese me këtë procedurë ka bërë pakicat, sidomos shqiptarët, të mos jenë në pozitë të pabarabartë me të tjerët dhe të ekspozohen ndaj diskriminimit mëtejshëm institucional në raport me pakicat etnike në Vojvodinë. Gjykata i shpalli anti-kushtetute dispozitat nuk vënë në pyetje bartjen e deritanishme të të drejtave nga themeluesit të institucioneve publike mediale, arsimore dhe kulturore.
Gjykata Kushtetuese, për më tepër ka kontestuar edhe dispozitën e ligjit në fjalë që mundëson bashkëpunimin e këshillave kombëtar të pakicave nacionale me institucionet zyrtare të shtetit amë.
Me situatën e krijuar, jemi të detyruar të informojë të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, sepse konsiderojmë që të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk janë vetëm çështje e organizimit të brendshëm të shtetit, por standarde të pranuara ndërkombëtarisht të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, “thuhet në shkresën e nënshkruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar , Galip Beqiri./rajonipress/


