FIDANISHTJA

Sinani nuk e do xhipin e vozitur nga Surdulli

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka mbajtur mbledhje me drejtorët e drejtorive komunale, ushtruesit e detyrave të drejtorive, si dhe disa zyrtarë të dikastereve të ndryshme.Rreth xhipit që është vozitur nga ish kryetari Surdulli, Sinani ka thënë se ky komoditet i tepërt nuk do të jetë në një komunë të vogël e aq ma pak me një papunësi që arrin në 45 %, dhe tjetra është se ky xhip krijon shpenzime të mëdha karshi buxhetit që posedon komuna e Kamenicës.

Në këtë takim Sinani me drejtorët kanë biseduar për përgatitjen e dokumentacionit, procedurat e blerjes së veturës zyrtare, aset i Komunës deri në heqje/ shitje.

Pastaj është folur edhe për procedurat dhe Vendimin lidhur me pavarësimin e Njësisë NPK (Higjiena) sh.a Kamenicë), vendimi lidhur me dhënien në shfrytëzim të tokës bujqësore- bahçen, propozimi për themelimin e Komiteteve të Përhershme: Komiteti për Politikë e Financa dhe Komiteti për Komunitete, funksionimi më efikas i DPKGJ-së, pastaj është dhënë një njoftim lidhur me banesat për banim, sipas ligjit për programe të veçanta të banimit, shqyrtimi i mundësisë për hapjen e pikës kufitare Svircë – Medvegjë etj.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, tha se bashkëpunimi nuk do të mungojë as me drejtorët e drejtorive komunale, por as me shërbyesit civil, pa dallim subjekti politik. ”Ne nuk do t’i shikojmë ngjyrimet politike, këtu është institucion dhe do të punojmë të gjithë për të mirën e qytetarëve “ ka thënë kryetari Sinani.

Ndërkaq, rreth xhipit që është vozitur nga ish kryetari Surdulli, Sinani ka thënë se ky komoditet i tepërt nuk do të jetë në një komunë të vogël e aq ma pak me një papunësi që arrin në 45 %, dhe tjetra është se ky xhip krijon shpenzime të mëdha karshi buxhetit që posedon komuna e Kamenicës.

United Hospital

Lidhur me pavarësimin e njësisë NPK ( Higjiena) sh.a Kamenicë, për këtë pikë foli Fisnik Kastrati, i cili ishte edhe anëtarë i komisionit. Ai ka thënë se përkundër takimeve që kanë pasur me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik , për regjistrimin e ndërmarrjes së re publike lokale, kjo deri më tani nuk ka ndodhur, po ashtu, ai njoftoj se edhe përkundër vështirësive që ekzistojnë për grumbullimin e mbeturinave, pasi që stafi nuk është i kompletuar, edhe mjetet nuk janë të mjaftueshme për mbledhjen e mbeturinave.

Konsiderohet se Higjiena është në një nivel të kënaqshëm. Sa i përket lëndës- Vendimi lidhur me dhënien në shfrytëzim të tokës bujqësore të ndërmarrjes “ Agroprodukt”- bahçen, mbeti që kjo lëndë të rishqyrtohet dhe të diskutohet edhe një herë, pas kompletimit të sajë nga shërbimi profesional i Kuvendit.

Po ashtu, edhe propozimi për themelimin e komiteteve, të obligueshme, si: Komiteti për Politikë e Financa dhe Komiteti për Komunitete , ndërsa më vonë edhe atyre jo të obligueshme. Mirëpo edhe kjo pikë e rendit të ditës në bashkëpunim me kryesuesin e Kuvendit, Bajram Dërmakun, do të shikohet mundësia për formimin e këtyre komuniteteve sa më parë.

Kurse për njoftimin lidhur me banesat për banim, sipas ligjit për programe të veçanta të banimit, u tha që të formohet një komision prej tre anëtarësh, të verifikohen të gjitha dëmtimet në këtë banesë, të bëhet rregullimi i sistemit të kanalizimit, ujësjellësit, rregullimi i energjisë, si dhe të caktohen dy rojtarë të cilët do ta mbikëqyrin 24 orë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.