Eko Higjiena

Inspektorët e MASHT inspektojnë shkollat e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Të hënën në ditën e parë të javës në ora 7 e 30 minuta Inspektorët e Arsimit Rajonal të Gjilanit kanë vizituar katër shkollat e qytetit të Kamenicës.

Fillimi i vizitave ishte verifikimi-konstatimi i kushteve higjienike në shkolla, si dhe fillimi i punës për nxënës dhe mësimdhënës në ndërrimin e paradites.

Inspektorët hynë nëpër të gjitha mësonjëtoret për të pa vetë gjendjen faktike të higjienës dhe mirëmbajtjes së tyre.

Eco Higjiena

Ata theksuan se këso vizita do të bëhen në të gjitha shkollat e komunës sonë, për të ruajtur kontinuitetin e vazhdueshëm të punës institucionale.

Këto vizita kanë karakter të angazhimit dhe rritjes së cilësisë në punën e përditshme që behet në arsimin e Kamenicës./rajonipress/