ARKATANA

Haziri: Trashëgimia kulturore është vlerë që duhet të mbrohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot përfaqësuesin e organizatës joqeveritare suedeze “Trashëgimia Kulturore pakufi”, Sali Shoshi, me të cilin ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit, për projektet dhe mundësitë e investimeve në këtë sektor.

Gjatë takimit, kryetari Haziri ka theksuar se trashëgimia kulturore është vlerë që duhet të mbrohet, duke shtuar se në këtë sektor do të bëjë maksimumin e mundshëm si kryetar i Komunës së Gjilanit.

“Trashëgimia kulturore është vlerë e jona dhe si e tillë duhet të mbrohet. Unë edhe sa kam qenë ministër i Kulturës e kam bërë maksimumin për të mbështetur këtë fushë dhe këtë do ta bëjë fuqishëm edhe si kryetar i Komunës. Kërkoj nga Ministria e Kulturës që të bëjë sa më parë shenjëzimin e të gjitha objekteve të mbrojtura, për t’i ruajtur nga rrënimet”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë takimit me përfaqësues të organizatës joqeveritare suedeze “Trashëgimia Kulturore pakufi.

Eco Higjiena

Zotëri Shoshi tha se kanë ardhur në takim për të shprehur vullnetin e bashkëpunimin me Komunën e Gjilanit, duke ia dorëzuar kryetarit Hazirit 40 projekte për investime në trashëgiminë kulturore për t’i vlerësuar e shqyrtuar, në mënyrë që të dakordohen për implementimin e tyre.

Të dyja palët janë dakorduar që fokusi kryesorë i investimeve të jetë “Kalaja e Pogragjës” dhe ndërtimi i Urës afër kësaj Kalaje.

Kryetari Haziri ka pohuar poashtu se brenda javës do t’i dërgoj emrat e Forumit Lokal të Trashëgimisë së Gjilanit, për t’u përfaqësuar në organizatën “Trashëgimia Kulturore Pakufi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.