Fundamenti

Interneti dëmton leximin e librit, çështje diskutabile

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Interneti dhe teknologjia e fundit na ka pushtuar gjithë secilit, në këtë formë duke na bërë “skllav” të tyre. Vit pas viti akoma dhe më shumë vërehet ky sundim që bëhet nga faktori “internet“. Por, sa ka ndikim interneti në leximin e librave ? Kjo është akoma çështje diskutabile që nuk po mund ta definohet, pasi disa mbështesin idenë se interneti ka ndikuar negativisht në leximin e librave, e të disa të tjerë thonë se interneti vetëm sa ndihmon në leximin e librit.

Sabajete Çavdërbasha nga libraria Dukagjini thotë se literatura në internet nuk e zëvendëson në asnjë mënyrë leximin librit, pasi që sipas saj përjetimi i librit është shumë më ndryshe kur e lexon në formën klasike.

“Ndikimi negativ i internetit në lexim pas viteve 2002-2003 ndoshta ka qenë aktual dhe thoshin që po e zëvendëson librin mënyra e leximit në internet, mirëpo me kalimin e viteve është vërejtur që është e kundërta. Përjetimi i librit, qasja e librit, prekja e tij me dorë është krejt ndryshe me ato të plasuara në internet”, ka thënë ajo.

Çavdarëbasha shton se interneti po sjellë përparësi në aspektin tjetër, të marketingut, pasi lexuesit marrin menjëherë informacionin për librin e ri të botuar, dhe më pas e blejnë atë për ta lexuar.

“Shitja e librit veçse është shtuar me futjen e internetit, pasiqë në internet shumica e librave nuk mund të shkarkohen e në librarinë tonë lexuesit mund t`i gjejnë, e nëse duan edhe mund t`i porosisin. Më gëzon fakti që gjeneratat e reja janë të interesuara më tepër për gjuhën angleze baras me gjuhën shqipe”.

Mobi Casa

Mendim tjetër nga për ndikimin e faktorit “internet” në leximin e librit ka Jahir Ahmeti nga Libraria Artini,ku sipas tij interneti dhe teknologjia kanë ndikuar shumë në rënien e leximit të librit .
“Në fundshekullin e kaluar dhe në fillim shekullin e tanishëm ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rënien e interesimit për leximin e librit . Sidomos teknologjia e fundit në bashkëpunim me internetin dhe celularin mendoj që këta janë faktorët numër një që kanë ndikim të brezi i ri,që të mos herët me leximin “

Ahmeti për KultPlus thotë se interneti është keqkuptuar nga të rinjtë pasi e në shumicën e rasteve e përdorin atë si mjet mësimor.
“Interneti është keqkuptuar nga brezat e rinj, interneti është një lloj mediumi ku duhet përdorur si informues dhe jo medium ku mund të mësosh , tek ne e kanë keqpërdorur dhe e konsiderojnë si mjet mësimi, a realisht si të tillë duhet përdorur libri”

Ahmeti përveç internetit fajin i’a hedh edhe faktorit ekonomik për rënien interesimit për të lexuar .
“ Përveç internetit dhe teknologjisë së avancuar nuk duhet harruar edhe çmimin e librit edhe pse çmimi është një temë në vete mirëpo sa më i vogël të jetë numri i lexuesve aq më i madh do të jetë çmimi i librit . Zakonisht çmimi i lirit del nga tirazhi i librave të shtypur, nëse një botim shtypet në 500 kopje atëherë gjithsesi që çmimi do të jetë i lartë, po të kishte tirazh prej 5 mijë kopjesh apo edhe më shumë sigurisht që çmimi do të përgjysmohej”.
Libri që propozohet për t’u lexuar në 2014 nga të dy libraritë është “Pema e Jeniçerëve “ e Jason Goodwin.

Ky libër mund të gjendet në shumicën e librarive./KultPlus.com