Mobi Casa

Himni i “Flakës së Janarit”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi. Në nderim të Manifestimit Tradicional Kombëtarë “Flaka e Janarit”- 2014:

I.
Flaka e Janarit – flakë e yjësisë ,
Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisë !
Flaka e Janarit erdhi në Gjilan ,
Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan !
Refreni:
Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka ,
Nuk i trembi plumbi , nuk i trembi vdekja !
Bashkë me ta Zijahu , Rexhepi , Nuhiu –
Bora dhe acari – gjakun nuk ua ngriu !

II.
Flaka e Janarit – flakë që na bashkon ,
Dëshmorët e kombit , përherë i nderon !
Kujton heroizmat , që prej Skënderbeut ,
Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut !
Refreni:
Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka …etj.

III.
Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendarë ,
Jetojnë në pikturë , n’ bronz e n’ lapidarë !…
N’ faqe t’ historisë me shkronja të arta ,
N’ vargjet t’ poezisë , me këngë e lëvdata !
Refreni:
Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka …etj.

*****Demir Krasniqi:”Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008, faqe 31.

KADRI ZEKA
Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

I.
Në Poliçkë, n’ atë maje t’ Kitkës –
Lind e rritë , ai yll i dritës !
Seç ia mori flatrat shqiponjës –
Shtegtoi larg për dritë t’ Kosovës !…
Refreni:
Për Atdhe , qysh bahet vdekja –
Shëmbëlltyrë qe Kadri Zeka !
Me Jusufin e Bradhoshin –
Sa t’ jetë jeta u nderofshin,
U nderofshin !

II.
Ngjitej maleve , nëpër bria –
Ku mungonte dituria !…
Ku i kanë foletë shqiponjat –
Për t’ua mësua nxënësve shkronjat !…
Refreni:
Për Atdhe , qysh bahet vdekja …etj.

III .

Për t’ ia zhdukë popullit robërinë ,
Për t’ ia sjellë Atdheut lirinë ,
Morën rrugën ilegal –
Nga s’u kthyen ma të gjallë !
Refreni:
Për Atdhe , qysh bahet vdekja …etj.

*****Demir Krasniqi:”Këngë krismash liri I” – Gjilan, 2002, faqe 64.

REXHEP MALA E NUHI BERISHA
Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

ARKATANA

I.
N’ barrikada n’ atë mëhallë –
Nuk dorëzohen dot të gjallë !
Top , as tank nuk mund t’i pret –
Kanë nisë luftën me një shtet !
Refreni:
Rexhep Mala e Nuhi Berisha –
Sikur Osja e Shaqir Grisha !…
Sikur Osja në Vraninë –
Luftojnë trimat në Prishtinë !

II.
Rexhep Mala nga Hogoshi ,
Nuhi Sfirca – bukuroshi ,
Heroikisht ranë në Prishtinë –
E trazuan mbarë Serbinë !…
Refreni:
Rexhep Mala e Nuhi Berisha …etj.

III.
Ra Nuhiu me Rexhep Malën –
Për Kosovë, jetën e falën !
Falën jetën , falën gjakun –
Për t’ mos shkelë armiku pragun !
Refreni:
Rexhep Mala e Nuhi Berisha …etj.

*****Demir Krasniqi : “Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2002, faqe 65.

ZIJAH SHEMSIU
Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

N’ Përlepnicë, afër Gjilanit –
U lind biri i Hasanit .
I Hasanit dhe Lutfisë –
Biri i nderit t’ shqiptarisë !

Si feniks Zijah Shemsiu –
N’ aksione i pari priu …
Për liri t’ kombit shqiptar –
Trasoi rrugën ai skofiar !

Me studentë nga gjenerata –
Ngriti zërin n’ demonstrata !
Për Atdhe, që e donte shumë –
S’ bënte lojë, as s’ bënte gjumë !

N’ Kazamate të Serbisë –
Dergjen bijtë e shqiptarisë !
Bashkë me ta , Zijahu dergjej –
Nga torturat gjallë nuk jepej !

N’ Beograd , bishat e gjahut –
Thithën gjakun Zijahut !
Veç pse mbronte të vërtetën –
Korbazitë ia morën jetën !

Shqipja – korbat s’i duroi ,
Hapi krahët , fluturoi…
Kah shtegtoi Zijah Shemsiu –
Shqipja lartë flatrat i shtriu !

Demir Krasniqi:”Këngë krismash lirie I” – Gjilan, 2002, faqe 66.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.