ARKATANA

Mbet Malësia pa malësorë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

S’ më zen gjumi prej merakut –
T’ dal një ditë n’ Malësi t’ Gollakut !
T’i shoh kodra , t’i shoh pllaja –
Ku m’ ka rritë kënga e sevdaja !

Por, atje nuk gjeta gëzime –
Gjeta vuajtje dhe pikëllime !
Ëndrrat e fëmijërisë sime –
U shndërruan në zhgënjime !

Shikoj larg fshatrat e mbara –
Nuk shoh bujqit nëpër ara !
Shikoj larg nga kodra e madhe –
Nuk shoh kund kosëtarë n’ livadhe !

N’ arat ku dikur jem rritë –
Nuk shoh misër duke prashitë !
Ku jem rritë me molla lalçe –
Nuk shoh vasha, as lule n’ bahçe !

Nuk shoh blina , nuk shoh ftoje ,
Nuk shoh gra duke shkua n’ kroje !
Sa tebdil mu kish bërë veni –
Nuk ndiej gjel , as lehje qeni !

Ndër ograja e ndër zabele –
Nuk shoh kund kope me dele !
Nuk shoh lopë, nuk shoh bagëti ,
S’ shoh baresha , as bari !…

Nuk dëgjoj ma këngë t’ bylbylit ,
Nuk dëgjoj ma jone t’ fyellit ,
Nuk shoh kroje , nuk shoh gurra ,
Nuk shoh nuse, nuk shoh burra !…

Uji Dea

Nuk shoh punë , as bereqet ,
S’ shoh baçicë duke mbledhë bylmet !
Nuk shoh tambël me gjyveç ,
Nuk shoh pite , as kuleç !…

Nuk shoh gra duke gatua ,
S’ shoh oxhak duke tymua ,
Nuk shoh oda , as nuk shoh dritë –
Mysafirë , miq duke pritë !

Nuk shoh dardha , nuk shoh molla ,
Nuk shoh fëmijë duke shkua te shkolla !
Lot i rëndë m’ pikon nën sy –
Kur shoh shkollat mbyllë nën dry !

Mbushet zemra neveri –
Ecë gjithë ditën – s’ sheh njeri !
Rrugët zbrazët kanë mbet n’ bregore –
S’ ka njeri që shkon n’ shitore !

N’ ato male mbulua me borë –
Nuk shoh ma krushqi dasmorë !
Çiftelia m’ u ngri në dorë –
Mbet Malësia pa malësorë !

Demir Krasniqi, Gjilan, më 05.01.2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.