Lëvizja “Vatra” kërkon fond të përhershëm për Luginën
Gjilan – Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ka nevojë për përkrahje nga vëllezërit e vet, dhe si duket Qeveritë e dy shteteve Shqiptare kanë vendosur më në fund të bëjnë diçka për këto troje, që kanë mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Derisa Shteti Serb ndanë me qindra miliona, për të financuar struktura paralele në Kosovë, atëherë pse shqiptarët nuk mundohen që në mënyrë të rregullt (të përhershme) të ndihmojnë në zhvillimin e vëllezërve të tyre, të pushtuar nga Serbia thuhet në një reagim të Vatrës.
Ky fond nëse, krijohet, do të duhet të ishte i përhershme dhe jo Ad-hok, pasi që kjo pjesë e Kosovës ka nevojë imediate për zhvillimin e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj.
Ndërsa për kthimin e serbëve, (madje edhe të atyre që kanë bërë krime) ndihmuan Kosova, Serbia, Bashkimi Evropian etj, ndërsa me kthimin e shqiptarëve nga Malësia e Bujanocit, Karadaku i Preshevës e Medvegja nuk u morr askush gjerë tani, edhe pse dihet se kjo popullatë u përzu me dhune duke ju djegur edhe shtëpitë.
Kërkojmë nga dy Qeveritë ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, të formojnë një fond special, për kthimin e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore në Shtëpitë e tyre thuhet në reagimin e lëvizjes Vatra./rajonipress/


