Uji Dea

Haziri: Do të kem kujdes të veçantë për institucionet kulturore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur në zyrën e tij drejtuesit e Ansamblit i këngëve dhe valleve “Gjilani”.

Kryetari i këtij ansambli Nehat Ferati e njoftoi kryetarin Haziri për aktivitetet e shumta, problemet dhe sfidat që ata kanë pasur që nga themelimi.

“Erdhëm të konfirmojmë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet. Përkundër problemeve që kemi pasur, Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani” është më i suksesshmi i Anamoravës. Çdo vit e përfaqësojmë ansamblin nëpër çdo festival. Më herët ka munguar mbështetja, por te ju shpresojmë se do të na ndihmoni”, ka thënë z. Ferati.

FIDANISHTJA

Ndërsa, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, pasi i falënderoi për vizitën, ka konfirmuar se do të ketë kujdes të veçantë për institucionet e kulturës.

“Unë gjithmonë i kam kushtuar kujdes të veçantë sferës së kulturës dhe këtë do ta bëjë vazhdimisht. Ju jeni të njoftuar se ky do të jetë një vit i rëndë buxhetor shkaku i borxheve, por do të mundohem që institucionet kulturore të mos preken nga shkurtimet”, tha kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.