Mobi Casa

Haziri: Do t’i stimulojmë studentët e ekselencës me bursa dinjitoze

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore “Gülistan”, zoti Mustafa Erdem me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot kryetarin Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Në këtë takim miqësor është vlerësuar lart niveli i nxënësve që vijnë nga Gjilani, ndërsa është vlerësuar mundësia e hapjes edhe një shkolle në Gjilan të “Gülistan”.

“Në emër të kolegëve të shkollave tona iu uroj për marrjen e detyrës së kryetarit. Ne kemi pesë shkolla në Prizren e në Prishtinë, ndërsa kemi nxënës edhe nga Gjilani. Madje, nxënësit më të suksesshëm mund të them se janë nga Gjilani. Nëse do ta hapim shkollën e gjashtë, atëherë kjo do të bëhet gjithsesi në Gjilan”, ka thënë Drejtori gjeneral i Institucioneve Arsimore – Gülistan, Mustafa Erdem.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar z. Erdem për vizitën, duke shpresuar për bashkëpunimin e mirë që do ta kenë në të ardhmen. Haziri ka theksuar se do ta ndërtoj një logjikë të bursave, veçanërisht për studentët e ekselencës.

“Shpresoj ta konsideroni mundësinë që ta hapni shkollën edhe në Gjilan. Është e vërtetë se Gjilani gjithmonë ka pasur talent të jashtëzakonshëm. Shkolla juaj është shkollë e mirë dhe unë e kam pasur nderin që të jem prezent në inaugurim. Ne besojmë që ky është vazhdim i bashkëpunimit të mirë. Ne do të ndërtojmë logjikë të bursave, veçanërisht për studentët e ekselencës. Ky vend resursin kryesor i ka të rinjtë dhe ne duhet të investojmë në edukimin e tyre”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Institucionet Arsimore “Gülistan” programin arsimorë e kanë nga klasa e parë deri në klasën e 12-të./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.