United Hospital

Nevzadi: Nuk ka asnjë cent borxh të trashëguar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhur me deklaratat e u .d. të drejtorit të DRKS-së për “trashëgim të borxheve të shumta në këtë drejtori’, për hir të opinionit dhe të vërtetës jam i obliguar që si drejtues i mëparshëm i këtij sektori në një periudhë kohore prej 16 muajsh (2012-2013) të sqaroj se që nga gushti i vitit 2012 shpenzimet në DKRS janë zvogëluar më shumë se 50 % në krahasim me vitet paraprake në të gjitha pozicionet dhe për këtë ekzistojnë dëshmitë, pra borxhet eventuale të mbetura në shumicë i përkasin periudhës së mëhershme.

DRKS nuk ka as edhe një cent borxh të trashëguar nga edicioni i kaluar i “Flakës së Janarit 2013” dhe kjo nuk mundet t’i shërbejë assesi qeverisjes së re komunale si justifikim për rënie të performancës të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor dhe tradicional më të cilin identifikohet Komuna e Gjilanit dhe Anamorava.

Mobi Casa

Nuk mundet askush t`i hedhë hi syve askujt për mos punën me “kartën e borxheve” në relacion me sektorët që menaxhon kjo drejtori. Buxheti i planifikuar për vitin 2014 është i njëjti me vitin 2013 (në subvencione, mallra dhe shërbime dhe komunali), prandaj u bëjë me dije të gjithë sektorëve shoqëror të cilët menaxhohen nga kjo drejtori se rënia eventuale e përkrahjes për ta nën nivelin e viteve paraprake, nuk ka të bëjë fare me borxhin e mundshëm të kësaj drejtorie, veçanërisht kur bëhet fjalë për kategorinë financiare subvencione thuhet në sqarimin e Nevzadit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.