Eko Higjiena

Fondi për Luginën javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Javën tjetër është vendosur mbajtja e mbledhjes së përbashkët në Prizren të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka nënvizuar se kjo mbledhje e përbashkët do të mbahet në javën e dytë të këtij muaji.

Përveç një strategjie të përbashkët për bashkëpunimin konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës në shumë fusha, në mbledhjen e parë të kabinetit Rama dhe Thaçi do të përcaktohet edhe një fond i përbashket për Luginën e Preshevës.

Sa do të jetë fondi që secila prej Qeverive shqiptare do të përcaktojë për tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mësohet se do të përcaktohet në mbledhjen e Prizrenit.

ARKATANA

Projektet e deklaruara për këto fonde janë ngritja e një materniteti dhe një shkolle atje, premtime të bëra edhe gjatë fushatës elektorale nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Fondi që është i pari që qeveritë shqiptare japin për Luginën e Preshevës është mirëpritur me reagime entuziaste nga drejtuesit lokal të Preshevës. Ai është konsideruar prej tyre i vonuar, por i mirëseardhur, duke kërkuar që ai të jetë i rregullt.

Analistët kosovarë e kanë cilësuar pozitiv angazhimin e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por nuk kanë hezituar të heqin vijë paralele mes ndihmës që Serbia jep në veri të Kosovës./Titulli.com/