UBT

Zogiani vjen me librin “Domosdoshmëria e komunikimit me publikun”

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

“Ky është një libër që merret me marrëdhëniet me publikun, aftësitë komunikuese dhe rëndësinë e tyre. Jam përcaktuar për një titull të tillë, që paraqet, mbase përjashtim në trendet bashkëkohore të komunikimit me publikun, sepse komunikimi me publikun konsiderohet të jetë art” ka thënë për KultPlus, autori Zogiani.

“Domosdoshmëria e komunikimit me publikun”, është titulli i librit të publikuar së fundi nga gazetari Behar Zogiani, i cili trajton çështjen e komunikimit masiv. Libri mund t`ju shërbejë zëdhënësve institucionalë, gazetarëve, politikanëve, njerëzve të biznesit e më së shumti për njerëzve të sektorit të kulturës, të cilët më së paku kanë mundësi ta bëjnë prezantimin e veprave të tyre në mënyrën e denjë, ka pohuar në një intervistë për KultPlus, autori Zogiani.

“Ky është një libër që merret me marrëdhëniet me publikun, aftësitë komunikuese dhe rëndësinë e tyre. Jam përcaktuar për një titull të tillë, që paraqet, mbase përjashtim në trendet bashkëkohore të komunikimit me publikun, sepse komunikimi me publikun konsiderohet të jetë art. I kam thënë “domosdoshëmëri”, sepse, unë mbase nuk jam subjektiv, konsideroj se në Kosovë, marrëdhënia me publikun nuk është konsideruar ende si domosdoshmëri. Ekziston një normë e përgjithshme, punën që e ke bërë, nëse nuk e ke bërë të ditur për të tjerët është sikurse të mos e kishe bërë fare.”, ka theksuar gazetari Behar Zogiani, që njëkohësisht punon si Këshilltar i ambasadorit çek në Kosovë, Jiri Doleze.

FIDANISHTJA

Libri “Domosdoshmëria e komunikimit me publikun”, ka gjithsej tetëmbëdhjetë kapituj dhe hapet me një thënie të kryetarit të gjashtëmbëdhjetë të SHBA-ve, Abraham Lincoln i cili shprehet kështu “Lejoni njerëzit t’i dinë faktet dhe vendi do të jetë i sigurtë”.
Zogiani, më pas, ka deklaruar se kur ka vendosur që ta shkruante librin “Domosdoshmëria e komunikimit me publikun” i kishte pasur dy qëllime.
“Në parim kur e kam nisur për ta shkruar këtë libër i kam pasur dy synime. Kam pasur për synim studentët të cilët e mësojnë lëndën kushtuar marrëdhënieve me publikun, që ta kenë edhe ata një libër, ku nëse nuk gabohem është i vetmi në gjuhën shqipe në Kosovë, dedikuar publikut të Kosovës. Këtë libër ua dedikoj edhe të gjithë atyre të cilët duan të kenë një komunikim sa më të mirë me publikun.”, ka thënë ai.

Zogiani, i cili në lëmin e komunikimit me publikun është angazhuar që nga viti 1991 e deri tani, në pozita të ndryshme si zëdhënës, këshilltar, dhe pedagog i komunikimit, ka theksuar me tutje se nuk e ka ndërmend që ta promovojë librin e tij.
“Ç’është e vërteta, nuk e kam paraparë që të bëjë promovimin e këtij libri, për arsye të thjeshtë, se mua përveç që më duket si një reklamë, nganjëherë më duket edhe si fyerje ndaj publikut. Për sa i përket botimit të këtij libri, nuk kam pasur donator të veçantë dhe nuk e kam shfrytëzuar askënd. Botimi i këtij libri ka ardhur miqësisht dhe kam bërë përpjekje që kopjet e librit të cilat i kam do t’ua dhurojë miqve dhe kolegëve të mi.”
“Domosdoshmëria e komunikimit me publikun”, gjendet në tregun e shitjes së librit për të gjithë studentët e fushës së Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Libri është botur në fundin e dhjetorit të vitit që lëmë pas. Redaktor i këtij botimi është Dush Gashi, ndërsa recensentë: Evlianë Berani, Blerim Krasniqi dhe Keith Hayes.

Behar Zogiani, autor i librit
Behar Zogiani është i lindur më 28 maj 1959, në fshatin Harilaç të Fushë Kosovës. Arsimin e kreu në fshatin e lindjes, kurse gjimnazin në Prishtinë dhe studimet i mbaroi në Fakultetin Juridik të UP-së, ndërsa studimet master për komunikime dhe gazetari, në Universtitetin AAB.
“Nuk ka komunikim të sukseshëm pa bashkëpunim të duhur me medie. Që bashkëpunimi të jetë i suksesshëm, mediet duhet respektuar dhe për të duhet krijuar kushte profesionale punë (në hapësirat e organiztaës) që nga fillimi, kur ato shprehin interesim për të realizuar çfarëdo, teme deri në përfundimin e saj.”, ky është njëra nga mesazhet e librit të gazetarit Zogiani./KultPlus.com