Fejzullahu: Këshilli Nacional nuk lejon stabilitet në shkollat shqipe të Luginës
Në rrjetin e tij social në facebook, ud i drejtorit të Sh.M “Sezai Surroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu, vendimet gjegjësisht pëlqimet e KNSH-së, për emrimin e drejtorëve në shkollat shqipe i ka konsideruara si jo reale dhe jo demokratike për një organ siq është KNSH.
Në rrjetin e tij Fejzullahu ka shkruar, se në mbledhjen e mbajtur më 30 dhjetorë 2013, Këshilli Nacional vendosi ashtu siç e kishte vendosë kryetari i saj në konferencë për shtyp më 27.12.2013, që mos të japë pëlqim për zgjedhjen e drejtorëve në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginë, vetëm për një qëllim, sipas Fejzullahut KNSH nuk mund të pajtohet me vendimin e shumicës absolute të punëtorëve të shkollave të cilët në mbledhjet e veçanta u deklaruan me votim të fshehtë për kandidatët për drejtor të shkollave.
Fatkeqësisht, Këshilli Nacional nuk lejon stabilitet në shkollat shqipe në Luginë duke penguar zgjedhjen e drejtorëve të rregullt në shumë shkolla deri më tani. Mosrespektimi i vullnetit të shumicës, qoftë relative e ne veçani ajo absolute, nuk njihet në institucionet e mirëfillta në mbarë rruzullin tokësor. Këshilli Nacional i pakicës shqiptare, siç duket, është i veçantë, shkruan Fejzullahu./BujanociNet/


