UBT

Universitetet e reja publike, në mungesë të stafit akademik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Janë themeluar në vitin 2013 por ende nuk janë plotësuar. Tri universitetet e reja publike në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë funksionojnë me ushtrues detyre dhe ende nuk e kanë të plotësuar numrin për staf akademik.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, shpreson që me këtë strukturë të tanishme nuk do të ndodhë ndonjë parregullsi.

Buja deklaron për KTV-në se në vitin 2014 do të bëhen zgjedhjet për stafin akademik, e po ashtu këto universitete do t’i kenë përfaqësuesit e vet.

Hapja e tri universiteteve të reja publike, në Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë u quajt hap i ngutshëm edhe nga njohësit e arsimit.

ARKATANA

Ata patën deklaruar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të pasur më shumë universitete dhe funksionimi i tyre mund të mos jetë i kënaqshëm.

Për t’iu dhënë hapat e parë këtyre institucioneve, në ndihmë doli edhe Universiteti i Prishtinës, duke i shpërndarë profesorët edhe nëpër këto universitete, në mënyrë që studentët të mos mbesin pa ligjërata, por edhe kjo e fundit mbeti keq.

Përkundër kësaj, ministri i Arsimit, Ramë Buja, është deklaruar se pret që deri sa të zgjidhen personat e duhur për udhëheqjen e tyre, sistemi akademik të ketë vijueshmëri cilësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.