Mobi Casa

Ajvor Roberts: Veriu t`i takojë Serbisë, një pjesë e Luginës me Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i dikurshëm i Britanisë së Madhe në Jugosllavi, tani president në kolegjin Triniti në Oksford, zotëri (sir) Ajvor Roberts gjatë një interviste për TV B92 ka përsëritur qëndrimin e tij se kufijtë janë të ndryshueshëm, transmeton Titulli.

Në kundërshtim me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian, është i njohur qëndrimi juaj se kufijtë mund të ndryshohen, respektivisht se në Ballkan vetëm një korrektim i kufijve mund të sjellë një paqe të përhershme. Në këtë kontekst, për Serbinë cila është zgjidhja më pak e dhimbshme për problemin e Kosovës?

FIDANISHTJA

Ajvor Roberts: “Çështja e kufijve është mundimi i shekullit të 20-të. Vetëm mendone se çfarë probleme ka shkaktuar arbitrazhi i kufijve të themeluar në Levantë në vitin 1916, ndërsa këto probleme edhe sot janë aktive. Në atë kohë dy diplomatë, britaniku dhe francezi, Siks dhe Pikot, kanë bërë vizatimin e hartave të cilat do të paraqisnin sferat e interesit të Britanisë dhe Francës pas përfundimit të Luftës së Parë botërore. Dhe vetëm të shohim se çfarë probleme janë krijuar pas luftërave në Ballkan, vizatimi i hartave në Konferencën e Paqes në Londër dhe në prag të Luftës së Parë botërore, kur u formuar shteti i Shqipërisë me ç’rast numri më i madh i shqiptarëve u la të jetojë jashtë kufijve të këtij shteti. Për ata të cilët thonë se qëllimi i ri-vizatimit të kufijve nuk duhej të ishte shteti mono-etnik, unë do t’i porosisja se qëllimi i gjithë kësaj është se brenda kufijve ndihet siguria. Atje ku kufijtë ekzistues kontribuojnë në një ndjenjë të pasigurisë, jostabilitetit dhe dhunës, atëherë nuk kanë asnjë funksion të dobishëm. Presë ditën kur kufijtë në një masë të madhe nuk do të jenë të rëndësishëm, siç janë rajonet e Shengenit, kur më nuk e dini se a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, duhet shumë kohë që të krijohej një ndjenjë sigurie dhe që të uleshin tensionet në mes të Francës dhe Gjermanisë, të cilat ishin të pashmangshme pas tri luftërave të mëdha gjatë një shekulli. Kështu, drama dhe luftërat në Ballkan nuk mund të zgjidhen brenda natës. Kufijtë që do t’i krijojmë, në radhë të parë duhet të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin, si rasti i një arne në plagë, i cili me kohë do të bie duke lënë kufijtë të cilët do të jenë shenja dallimi dhe jo ndarjeje. Kjo do të zgjasë deri në momentin kur kufijtë do të bëhen të parëndësishëm. Vlerësojë se rajoni në veri të lumit Ibër në Kosovë duhet t’i kthehet Serbisë, ndërsa disa pjesë të Luginës së Preshevës ti bashkohen Kosovës. Unë nuk shohë asnjë arsye, në kohën e duhur pse Kosova dhe Shqipëria nuk bashkohen, përderisa kjo është ajo që ata duan”./Titulli.com/