Policia arreston pesë hajna për vjedhje të bakrit në Gjilan
Gjilan – Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj shqiptarë për shkak se të njëjtit kanë vjedhur materiale të bakrit në një fabrikë për prodhimin e metalit.
Në konsultim me prokurorin tre nga të dyshuarit (të mitur) pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


