Uji Dea

Haziri ndan mirënjohje për më të mirët në kulturë, rini e sport

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan ka mbajtur sot takim falënderues për më të dalluarit në sferën e Rinisë, Kulturës dhe Sportit për vitin 2013.

Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është i nderuar që në fundvit po i falënderon më të dalluarit në sektoret e sipërpërmendura për rezultatet e arritura, duke shpërndarë mirënjohje për më të mirët në këto sektore të rëndësishme të Gjilanit.

“Ju i keni bërë Gjilanit nderë në rezultatet që i keni arritur në sferat e caktuara. Gjilani duhet të mbetet dhe të avancohet në qendër regjionale. Unë kam paralajmëruar ndarjen e rinisë, kulturës dhe sportit në sektore në vete. Duke e bërë këtë, do të ndahet buxheti në mënyrë që t’ju dekoncentrojmë nga varësia e kryetarit të komunës”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Haziri ka falënderuar edhe donatorët për ndihmën e dhënë, ndërsa ka ripërsëritur se do të ulë shpenzimet dhe nga kjo të krijoj një fond të për të ndihmuar këtë sektore të rëndësishme të shoqërisë.

UBT

“Në janar do t’i qartësojmë vijat buxhetore. Do ta ndajmë buxhetin sipas rëndësisë secilin sektor. Sfidat do të jenë të mëdha shkaku i borxheve, por ne do t’i ulim shpenzimet dhe duke krijuar një fond nga kursimet ne do t’i ndihmojmë kulturës rinisë dhe sportit. Më mirë është që të kursejmë e t`ju ndihmojmë, sesa të harxhojmë para nëpër restorante siç ka ndodhur në të kaluarën. Një falënderim special shkon për donatorët. Do të vazhdojmë partneritet me ju, duke ua njohur meritat tuaja”, ka theksuar kryetari Haziri.

Edhe Bujar Haziri u.d. i drejtorit të kulturës tha se gjatë vitit 2013 janë shënuar rezultate pozitive në të gjithë sektorët.

Bujar Haziri ka falënderuar donatorët ndërkombëtare që kanë përkrahur disa projekte të rëndësishëm në fushën e rinisë dhe tha se kultura, rinia e sporti edhe pse me buxhet të kufizuar do të përkrahen edhe në vitin 2014./rajonipress/