Arlind Amidi, talenti nga Lugina që premton shumë
Edhe një talent shqiptar po tërheqë vëmendjen e publikut me lojën e tij që po tregon në sportin e futbollit.Arlind Amidi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit po shkëlqen në fushën e blertë.
Vetëm 16 vjeçar, ai ka bërë tifozët për vete duke luajtur për klubin FC St.Gallen U17, derisa karriera e tij është në ngritje, ai si qëllim vetes ia ka vënë që një ditë të luajë në Ligën e parë gjermane (Bundesliga).
“Synimi im fillestar është të luajë në Ligën e parë të Zvicrës ndërsa ëndrra do të më realizohet kur të vesh fanellën e ndonjë klubi të madh në Bundesliga”, i tha sot portalit Titulli, Arlind Amidi, i cili këto ditë me familje po qëndron për pushime në vendlindje.
Amidi më 14 dhjetor të këtij viti është zgjedhur lojtari më i mirë në turneun për të rinj i mbajtur në Lustenau të Austrisë.Arlind Amidi-2
“Me futboll kam filluar që nga mosha 7 vjeçare (në vitin 2004) për klubin FC Teufen, 10 vjeçar kam luajt në kantonin Appenzell në të cilin luanin lojtarët më të mirë. Në moshën 13 vjeçare kam marrë ftesë nga FC St. Gallen për të luajtur për grupmoshat U14, ndërsa tani mbrojë ngjyrat e këtij klubi në U17”, tha mes tjerash talenti Amidi.
Ky futbollist që premton shumë luan në pozitën e majtë mbrojtës-mesfushor, ndërsa klubi i tij FC St.Gallen garon në Ligën e parë të Zvicrës (Super League).
Arlind Amidi është nga Tërnoci ndërsa për shumë vite me familje jetojnë në Zvicër, kantonin Appenzell./Titulli.com/


