Eko Higjiena

Rektori Hajrizi numëron sukseset e UBT-së për vitin 2013

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Në hollin e ambientit të UBT-së, në Prishtinë, presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, në kuadër të takimeve tradicionale të fundvitit, ka organizuar edhe një koktej rasti për stafin akademik dhe administrativ që ka UBT.

Me këtë rast Hajrizi me theks të veçantë i falënderoi të gjithë stafin për punën e tyre të palodhshme për gjatë vitit që e lamë, për aktivitetet e shumta që janë organizuar nga UBT si duke u nisura nga përfitimi i vazhdueshëm i projekteve nga Komisioni Evropian si ai “Erasmus Mundus”, dhe “TEMPUS”, botimi i shumë librave dhe publikimeve shkencore, konferencat ndërkombëtare si ajo për Biznes, Teknologji dhe Inovacione dhe IFAC, marrëveshjet e shumta me universitete prestigjioze në botën e zhvilluar, me theks të veçantë ajo me Universitetin e Varshaves dhe me Universitetin Teknik të Vjenës, riakredititimin dhe akreditimi i tri Fakulteteve të reja, rritja e numri të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ, ligjëratat e personaliteteve të larta vendore e ndërkombëtare, bibliotekën moderne dhe mbi 25 mijë titujve të librave të ardhura nga SHBA, organizimin e Universitetit Veror, regjistrimin e studentëve e stafit për vazhdimin e shkollimit të mëtutjeshëm nëpër universitete më prestigjioz, rritja e infrastrukturës, punësimi i të diplomuarve, vizitat e studentëve nëpër vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit me karakter shkencor, po ashtu gjatë këtij vitit UBT-në e kanë vizituar një varg i delegacioneve si rektorë, dekan të universiteteve dhe ambasadorë të akredituar me zyrë në Prishtinë, organizimin e intershipi në vazhdimësi, anëtarësimin e Republikës së Kosovës nëpër shumë organizata më profesionalë ndërkombëtarë, etj etj.

Mobi Casa

Gjithashtu para të pranishmëve, presidenti i UBT-së, Hajrizi, tha se në baze të përcaktimeve të deritanishme, UBT është orientuar drejtë vlerave të reja, në fushat e ndryshme akademike dhe shkencore.

Presidenti i UBT-së, në fund falënderoi stafin dhe të gjithë studentët si ata që janë në procesion mësimor të të gjitha njësive akademike dhe të diplomuarit, partnerët që ka UBT brenda dhe jashtë vendit, duke ju uruar festat e fundvitit dhe sukses për vitin 2014./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.