ARKATANA

Policia arreston shitësin e narkotikëve në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës Njësitet anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative informohen se i dyshuari shqiptar, është në pronësi të substancës narkotike me qellim shitje.

Me urdhëresë të Gjykatës është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një kavanoz i përgatitur në formë lëngu me substancë narkotike me peshe 563.3 gram dhe një qese me substancë narkotikë e llojit Marihuan me peshe 41.4 gram.

UBT

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/