Uji Dea

Nuk kanë të ndalur projektet në komunën e Bujanocit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Është nënshkruar sot kontrata për projekt dokumentacionin e asfaltimit të aksit rrugorë nga shkolla fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc në drejtim të rrugës së Kosovës. Kjo kontratë është nënshkruar në kabinetin e kryetarit të komunës Nagip Arifi dhe frimës kontraktuese nga Beogradi “Krip Inxhiniering“.

Gjatësia e kësaj rruge e cila do të asfaltohet dhe renovohet është gjithësej 850 metra dhe gjerësi 6 metra me trotuare në dy anët nga një 1 metër e gjysmë. Projekti kap vlerën 1 milon dinarë ndërsa me Tatimin mbi vlerën e shtuar prej 20% shuma totale është 1 milion e 200 mijë dinarë tha i pari i komunës dr.Nagip Arifi.

Fundamenti

Drejtori i firmës “Krip Inxhiniering” Aleksandar Kubeti tha se, kjo firmë ka një përvoj prej 18 viteve në përpilimin dhe hartimin e objekteve të ndryshme. Kjo është hera e parë që ndodhemi në Bujanoc dhe shpresoj se do të ndahemi të kënaqur me kualitetin dhe shpejtësinë e realizimit të punëve në teren dhe siq e tha edhe kryetari Arifi ne kemi afat prej 60 ditëve dhe shpresoj se dot tregojmë sukses” .

Projekti finansohet nga ana e zyrës për zhvillim rajonal të udhëhequr nga Ministri Uglanin ku gjysma e mjeteve vetëm se janë bartuar në xhirollogarinë e komunës, ndërsa firma kontraktuese ka për detyrë që në një afat prej 60 ditëve të përpiloj projekt dokumentacionin e më pas pushteti lokal të filloj realizimin e këtij projekti.Fisnike Rexhepi/BujanociNet/