FIDANISHTJA

Mirë se vjen o Viti i Ri (Këngë festive)

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sonte t’ gjithë jemi bashkuar –
Vitin e Ri , për ta festuar !
Sillni meze , sillni gota –
Sonte n’ festë është e gjithë bota !

Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë,
T’ gjithë së bashku të festojmë!
Gëzuar motra e vëllazëri –
Mirë se vjen , o Viti i Ri !

Sonte vuajtjet t’i harrojmë –
Për ditë t’ bardha të urojmë !
Shumë urime , shumë dëshira –
Për vit t’ mbarë e ditë ma t’ mira !
Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë …etj.

Lutemi , që ky motmot –
T’ sjell gëzime – t’ mos ketë lot !
Lutemi , që Viti i Ri –
Të sjell bukë – t’ mos ketë uri !
Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë …etj.

Ta çojmë s’ bashku nga një gotë –
T’ ketë liri kudo në botë !
Të ketë paqe e dashuri ,
T’ jetojnë njerëzit n’ lumturi !
Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë …etj.

ARKATANA

Me urimet ma të mira –
T’ na plotësohen shumë dëshira !
Të punojmë e përparojmë ,
T’ gjithë të lumtur të jetojmë !
Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë …etj.

Cakërrojmë gotat pa ves- vese ,
Kurorëzim me plot suksese !
Qoftë për ne , ky vit i mbarë ,
Të gjithë dalshim faqebardhë !
Refreni:
Të këndojmë e të vallëzojmë …etj.

Teksti dhe muzika- Demir Krasniqi

Gjilan, më 24.12.2013.