ARKATANA

Edhe Ibrahim Gashi nën hetime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hetimet në Universitetin e Prishtinës janë zgjeruar edhe në kreun e saj. Tash, Ibrahim Gashi po hetohet për regjistrimet dhe punësimet që kanë ndodhur në kohën e tij. Vetëm në Fakultetin e Mjekësisë jashtë afatit të rregullt në vitin e kaluar ishin regjistruar 618 studentë.

Rektori aktual i UP’së edhe zyrtarisht është vënë nën hetime në lidhje me regjistrimet e shumë studentëve që kanë ndodhur në mandatin e tij.

Po, ashtu, Gashi po hetohet edhe për punësimin e të paktën tetë zyrtarëve në pozita të ndryshme ne UP, duke përfshirë Prokurim, Financa dhe departamente tjera.

Zyrtarë të Prokurorisë Themelore kanë treguar se ndaj Rektorit Gashi kanë nisur hetimet për shkak se evidencat që kanë marrë nëpër Fakultete tregojnë se edhe në kohën e tij janë regjistruar studentë pas afateve.

Eco Higjiena

“Hetimet janë zgjeruar dhe kanë përfshirë edhe Rektorin aktual, Ibrahim Gashi”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në rastin e hetimeve në UP.

Përpos, Gashit, nën hetime si i dyshuar për përfshirje në Grupin kriminal të UP’së është edhe Mujë Rugova, i cili kishte ardhur në krye të UP’së me ndihmën e udhëheqësve të PDK’së, transmeton express.

Rektori aktual i UP’së, Ibrahim Gashi kishte thënë se nëse vetëm një student është regjistruar në mënyrë të paligjshme në kohën e tij do të jap llogari.

Ndërkohë, vetëm në Fakultetin e Mjekësisë në vitin e kaluar ishin regjistruar 681 studentë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.