Kunata do t’i qetësojë vëllezërit, vritet me thikë
Shtutgard – Familja Murati nga Bujanoci e cila përkohësisht jeton në Shtutgard të Gjermanisë, ka përjetuar dje pasdite një tmerr të vërtetë, ku si pasojë e një zënke mes dy vëllezërve ka humbur jetën një grua.
Incidenti ka ndodhur kur, dy vëllezërit Genci dhe Arbeni kanë pasur një zënkë mes veti dhe në ato momente në mes ka hyrë gruaja e Arbenit e cila si pasojë e plagëve të marra nga thika, në spital ka ndërruar jetë, njofton BujanociNet.


