United Hospital

Hapet konkursi letrar “Flaka e Janarit”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sipas bordit drejtues të manifestimit “Flaka e Janarit”, 2014, tema e konkursit është e lirë. “Konkursi është anonim, i hapur deri më 20 janar 2014 dhe me shifër.

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2014, ka shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Mobi Casa

Sipas bordit drejtues të manifestimit “Flaka e Janarit”, 2014, tema e konkursit është e lirë. “Konkursi është anonim, i hapur deri më 20 janar 2014 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Por, edhe në adresën elektronike: penflaka2014@gmail.com”, bëhet e ditur në njoftim.

Po sipas tyre, rezultatet e konkursit do të shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës” 2014…dhe luten konkurruesit t’ju përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit. Ndërkohë, shpërblimet në të dy kategoritë kapin vlerën monetare prej 250, 200 e 150 euro, për çmimin e parë, të dytë dhe të tretë.
“Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, do të botohen në numrin e 14-të të revistës letrare – kulturore AGMIA”, thuhet në njoftimin e bordit të Flakës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.