Mobi Casa

Kosova në sklerozë, e harron Luginën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës po injoron Rezolutën për të Drejtat e Shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Banorët e Luginës kërkojnë zbatimin e saj dhe duan të ndodh reciprociteti. Lidershipi atje kërkon nga Prishtina që të mos i harrojë.

Kanë mbi 18 vjet që jetojnë në Kosovë, por të drejtë për t’u pajisur me dokumente dhe të marrin nënshtetësinë kosovare nuk e kanë. Veç në Gjilan, jetojnë e punojnë e shkollohen shumë shqiptarë të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, shkruan Zëri.

FIDANISHTJA

Të drejtat e tyre që janë shkelur nga shteti serb, tash po injorohen edhe nga shteti i Kosovës. miratimi i rezolutës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, nuk po zbatohen në tërësi.

Heqja e taksës për banorët e kësaj ane që ka gjet zbatim është heqja e shumës prej 20 euro në formë takse. Të tjerat pika as që janë hapur ndonjëherë.