Uji Dea

Kujtesa poetike në letërsi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shpirti i një libri është ideja
entuziazmi poetik i të qënit
individualiteti natyrore i artit
dhe honi i dramave njerëzore

Përjashta dëgjohen rraparume
edhe librat pyesin si njerëzit
cilët lexues do të na lexojnë
dhe cilët do të na vlerësojnë

Ata që do ta meritojnë librin
forcën e fjalës në poezi, janë
lexuesit e palindur, ata do dinë
ta gjejnë çelësin e së ardhmes

Fundamenti

Edhe në periudha “çmendish”
poeti e lexuesi s´do të lejojnë
që veprat poetike të shkelen
nga mediokrit pa hare e moshë

Rrustem Geci, poezi nga libri “Jeta në letër”