Ndërron jetë Mësuesi i parë Shqiptar i fshatit Zarbicë të Malesis së Bujanocit
Me keqardhje dhe pikëllim ju njoftojmë se më 12 dhjetor 2013 në Londër të Mbretëris së Bashkuar, ka ndërruar jetë veterani i arsimit Tahir Berisha, në moshën 85 vjeçare, lajmin për BujanociNet e kan komfirmuar shokët e të ndjerit Tahir Berishës.
Berisha ishte mësuesi i parë në shkollën e parë shqipe në fshatin Zarbicë të Malësisë së Bujanocit, veterani dhe pishtari i arsimit, publicisti dhe shkrimtari Tahir Berisha, la të shkruar më shumë se 10 vepra e botime tjera publicistike, madje një vepër kishte punuar edhe për Zarbicën.
Ceremonia e varrimit e të të ndjerit do të mbahet në vendlindjen e tij, në Vërban të Vitisë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ndanë Mirënjohje për Tahir Berishën, për kontributin jetësor në fushën e arsimit dhe edukimit. Mirënjohja mban datën: 7 Mars 2011, lëshuar në Prishtinë dhe firmosur nga Ramë Buja, ministër.
Tahir Z. Berisha ka shkruar edhe një vepër për Zarbicën ku shërbeu si mësues i parë shqiptarë në fshatin Zarbicë vepra e ti u botua në vitin 1993 dhe u emërua ”Trojet që nuk shuhen”./BujanociNet/


