Uji Dea

Pranga dy falsifikuesve gjilanas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njësiti i Krimeve Ekonomik dhe Antikorrupsion në Gjilan, ka arrestuar dy të dyshuar shqiptarë L.S. dhe F.O. për veprën penale ,,Falsifikim i Parasë” njoftoj policia e Gjilanit.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar pasi që dyshohet se ka falsifikuar monedha(Franga) zvicerane, kurse i tjetri i dyshuar i ka vënë në qarkullim monedha të falsifikuara.

Hidromorava

Të dyshuarit kanë pranuar veprat e kryera. Në konsultim me Prokurorin të dyshuarit ndalen nё qendrën e ndalimit për 48 orё. Rasti është nen hetime tha Hashani./rajonipres/