Eko Higjiena

Arrestohen dy serb të Pasjanit për asgjësim të dokumenteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arritur të arrestojë në Pasjan Miodrag Guzhviq dhe Momqillo Janqiq për shkak të pengimit të procesit të votimit dhe asgjësimit të dokumenteve të votimit të cilësuar tashmë si shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. Arrestimin e ka konfirmuare dhe zëdhënës i policisë Ismet Hashani.

Më datën 1 dhjetor diku rreth orës 20:30 pas mbylljes se qendrës së votimeve në Shtëpinë e Kulturës në Pasjan , dy të dyshuarit Miodrag Guzhviq dhe Momqilo Janqiq me ndihmën e disa qytetarëve lokal kanë hyrë me dhunë në objektet e qendrës së votimit në Pasjan dhe në kohën derisa komisionarët e asaj qendre bënin numërimin e votave këta të dyshuar kanë filluar që ta demolonin dhe t`i shkatërronin dokumentacionin dhe kutitë e votimit të cilat dikur edhe kishin arritur disa prej kutive të votimeve edhe t`i ndiznin tha Ismet Hashani për rajonipress.

Mobi Casa

Hashani tha se është njoftuar policia me kohë dhe është intervenuar atje ku prezent ka qenë edhe prokurori i shtetit dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore fillestare. Që të dy të dyshuarit për veprimet e tyre të kundërligjshme nga ana e prokurorit të kësaj çështje janë ndaluar për 48 ore dhe të njëjtëve u është lëshuar aktvendimi mbi personin e ndaluar.

Hetime vazhdojnë ditën e nesërme me procedurat paraprake tha Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.