Aksident i rëndë në Lebanë, disa të lënduar
Prishtinë – Rreth orës 13:20, në fshatin Lebanë të Komunës së Prishtinës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Janë ndeshur dy veturave, me ç’rast disa persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë rrezik për jetën, transmeton Indeksonline.Njësia urgjente dhe zjarrëfiksit janë ende në vendin e ngjarjes.
Zyrtar për informim në policinë e Kosovës, Agron Borovci, ka thënë se informacionet e para tregojnë se bëhet fjalë për një aksident të rëndë, në të cilin janë të përfshirë dy vetura.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Podujevë, në fshatin Lebanë, aksident ky me lëndime të rënda. Njësia urgjentë dhe zjarrëfikësit po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.


