United Hospital

Në Kakavijë kapen 19 kg drogë, shpallet në kërkim 40 vjeçari

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kakavijë – Sekuestrohen 19 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë nga policia kufitare e Kakavijës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 18.00, ku policia gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetet që lëvizin në drejtim të shtetit grek, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë përzgjedhur për kontroll automjetin tip Mitsubishi me karroceri me targa greke AXO 81 27, që drejtohej nga shtetasi Vasil Dervishanji, 40 vjeç, lindur në Berat dhe me banim të përkohshëm në Athinë.

Mësohet se gjatë kontrollit të mjetit, Dervishanji u largua me vrap drejt tokës greke duke iu shpëtuar kështu arrestimit nga ana e policisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia arriti të gjejë të fshehur, 19 pako marihuanë me peshë totale 19 kilogram.

Uji Dea

Ndërkohë policia shqiptare po bashkëpunon me homologët grekë për kapjen e transportuesit të lëndës narkotike Vasil Dervishanji.

Destinacioni i drogës ishte Athina. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime ë mëtejshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.