Eko Higjiena

Shoqëri e pambrojtje

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Nga Përparim Sadiku – Edhepse dikur jetonim ndër okupimet më të egra njerëzore që njeh historia, “pa ligj e pa shtet”, megjithatë populli kishte motiv për rend shoqërorë. Morali në familjet tona ishte ideal i shndërruar në normë jetese, ndërsa sot si jemi katandisur… Në kohën kur kem pak liri njerëzore, madje ne si shqiptar e krenar, si duket krenaria jonë se jemi shoqëria më e pastër e kësaj bote nuk po na prinë më…

“Duke e pasur shtratin të mbuluar me gjemba, nuk po mund të lëvizim pa u therur”, do parafrazoja kështu për treguar se sa vështirë po e ka kjo shoqëri të ruaj moralin e pastër, madje do pyesja: A na ka mbetur moral?!…

Edhepse dikur jetonim ndër okupimet më të egra njerëzore që njeh historia, “pa ligj e pa shtet”, megjithatë populli kishte motiv për rend shoqërorë. Morali në familjet tona ishte ideal i shndërruar në normë jetese, ndërsa sot si jemi katandisur… Në kohën kur kem pak liri njerëzore, madje ne si shqiptar e krenar, si duket krenaria jonë se jemi shoqëria më e pastër e kësaj bote nuk po na prinë më…

Pas luftës së fundit e këndej, që nga arritja e lirisë dhe përpjekja për ta bërë shtetin, shoqëria kosovare nuk ka pasur një hapësirë të mirë të zhvillimit të jetës normale, si në kontekstin social, ekonomik e politik. Shoqëria kosovare në vend që të gjejë jetën e kulturës së mirë e të moralit të pastër, fatkeqësisht iu servua një ambient i amoralitetit, një ambient ku papërgjegjësia shoqërore, familjare dhe institucionale ra në nivelin zero. Përdorimi i drogës dhe prostitucioni janë kulminacioni i degjenerimit shoqëror dhe fatkeqësisht këto dukuri devijonte po zhvillohet tek ne… Fatkeqësia e pashpresë qëndron në faktin se edhe mjetet me të cilat duhet të edukohej një shoqëri janë përmbysur nga amoraliteti!…

Politikbërësi pasqyrë e shoqërisë…

Të konsiderosh politikën si të “pamoralshme” është përdhunim i saj, megjithatë ajo tek ne po zhvillohet si e tillë, përkundrazi politikbërësi është “pasqyrë” edukuese e shoqërisë… Nëse politikbërësit tanë sillën në atë formë si edhe po sillën sot, ku primare për ta është pushteti e jo shteti (pra, nuk qajnë hallin shumë për shoqërinë), konsideroj që si shoqëri nuk do i kemi punët për mashallah…

Pa i përgjithësuar të gjithë, veprime aspak të etikës së mirë shohim edhe në sjelljen e institucionalistëve tanë, si në administratat e qeverisjeve tona (qendrore e lokale), në shkolla, në gjyqe etj. Mosrespektimi i punës, si në aspektin e dukjes (veshmbathjes) ashtu edhe në atë të itinerarit kohor dhe të përgjegjësive të punës përveçse është shkelje e ligjit është edhe degradim moral i institucioneve…

Media që degjenerojnë shoqërinë…

Dritaret e informimit, mediat e shkruara dhe të shikuara (televizionet, gazetat, portalet, interneti) aspak nuk kanë programe edukuese, përkundrazi në të gjitha emisionet ditore, të shkruara dhe elektronike, shikon programe me erotik të shfrenuar që absolut duhet të ndalohen së emituari (si e vetmja formë për të mbrojtur fëmijët po edhe të rriturit nga degjenerimi). Si është e mundur që programet e natës të emitohen ditën, madje kinse po kodohen me moshë të caktuar për t’u shikuar (kodet +12, +14, +16, +18). Këto media degjenerojnë shoqërinë, madje shkelin edhe ligjin!…

Në mediat tona sot shikon telenovela spanjolle, kohëve të fundit edhe turke, ku përbrenda ngjarjes kanë degjenerim familjar, seksizem, shfrenim epshesh e gjithçka tjetër të keqe. Fatkeqësisht nuk janë vetëm telenovelat që kanë degjenerim, shikojmë estradën tonë muzikore, mos të flasim për muzikën e huaj që nuk ka qenë edhe nuk duhet të jetë shembull i kulturës sonë shoqërore. Krijimet e estradës sonë në vend që të jenë krijime që paraqesin artin e së bukurës, që është relaksues për veshin e për syrin, përkundrazi po paraqesin strepticizëm, që fatkeqësisht rinia jonë provon t’i emitoj…

Mobi Casa

“Shkollat objekt degjenerimi”, pedagogët e familjarët nuk qajnë hallin…

Problem esencial, madje me rrezik afatgjatë që do i kushtoj një gjenerate të tërë është zhvillimi i arsimit në shoqërinë tonë. Fatkeqësisht arsimi tek ne nuk është më proces edukativo-arsimor, por një proces degjenerues. Nga sjelljet e fëmijëve tanë në rrethin shoqëror vërejmë se ata në shkolla nuk po shkojnë për tu shkolluar dhe edukuar, por shkojnë për tu degjeneruar…, së paku është kështu tash për tash.

Shumica e fëmijëve tanë shkojnë në ambiente shkollore (që nuk duhet të ishte kështu), për tu dukur bukur, të lyrë e të ngjyera, pa libra e pa çanta, me veshmbathje aspak të përshtatshme me ambientin shkollorë, me një përgatitje sikur të shkojnë në ndonjë disko bare. Një ambient i tillë në shkollat tona ka bërë që nxënësit tanë të shndërrohen në huligan e matrapaz, të cilët e prishin rendin shkollor, ku mund të dëgjosh shpesh se u vriten, u theren e u rrahën nxënësit e X shkollës (apo edhe mësimdhënësit), mandej është edhe ma ekstreme ku në mesin e shkollave tona sot përdoret droga e zhvillohet prostitucioni, dukuri këto shkatërruese për shoqërinë e një vendi siç jemi ne.

Fatkeqësia është se përball këtyre dukurive institucionet përgjegjëse dhe vendimmarrëse, (përfaqësuesit e popullit, pedagogët, organet e rendit) nuk ndërmarrin asnjë hap konkret që brenda shkollave të instalojnë disiplinë dhe rregull shkollorë, që procesin edukativo arsimor ta kthejnë për së mbari, madje as ambientet familjare nuk merren me edukimin e fëmijëve të tyre.

Jemi bërë për t’u ndier keq…

“Duke e pasur shtratin të mbuluar me gjemba, nuk po mund të lëvizim pa u therur”, do parafrazoja kështu për treguar se sa vështirë po e ka kjo shoqëri të ruaj moralin e pastër, madje do pyesja: A na ka mbetur moral?!…

Sot, në shoqërinë kosovare pak ka organizime shoqërore të nivelit edukues dhe argëtues, gjithçka që mendohet të bëhet, madje edhe nga institucionet shtetërore, synim kanë benificionet individuale e klanore, madje prapa këtyre organizimeve mund të fshehët gjithçka!

T`i thuash një të riu, madje edhe një studenti se do shkojmë në teatër për të shikuar një film apo një shfaqje nuk i bënë përshtypje, madje për disa duket edhe ofenduese!… Shoqëria jonë, posaçërisht rinia jonë është edukuar që “argëtimin” e saj ta gjejë rrugëve e kafeneve.

Përballë këtyre devijimeve në shoqëri, tek institucionet e shtetit, OJQ-të e ndryshme, mediat, shoqëria në tërësi pak shihet vullnet dhe vendosmëri për ta ndryshuar gjendjen për së mbari.

Jemi bërë për t’u ndier keq, apo siç thotë një fjalë popullore “jemi ba me na kajt Stamolli”!.