ARKATANA

Elvira Dones: „Një luftë e vogël dhe e përsosur“

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Të jetosh apo të vdesësh, nuk ka më rëndësi, por do donim që të ndodhë sa më shpejt.”Mars 1999 në Kosovë. I vetmi shi që bie në Prishtinë janë bombat, qyteti është i rrethuar nga serbët, askush nuk arrin të shpërngulet. Në rrugë milicët kryejnë detyrën e tyre pa asnjë përkufizim të moralshëm.

Tri gra të reja janë të bllokuara në një apartament, duke pritur. Rryma është fikur, nuk ka më as ujë, as lidhje telefonike. Në televizion propaganda vazhdon të ushqejë opinionet. Të jetosh apo të vdesësh, nuk ka më rëndësi, por do donim që të ndodhë sa më shpejt. Jashtë vendit, mërgimtarët kosovarë janë të izoluar në mes të njerëzve të pandjeshëm dhe të lumtur, në një botë me bollëk, ku kremat kundër rrudhave të pleqërisë lulëzojnë. Ata shikojnë në televizor këtë “luftë të vogël dhe të përsosur”. Këtë luftë të pastër që kryhet nga qielli me të shtëna kirurgjikale. Në një stil të kthjellët dhe intensiv, Elvira Dones jep versionin e të rrethuarve, të cilët dëgjojnë zhurmën e bombave të dërguara nga shpëtimtarët e tyre.

UBT

“Ne e kuptojmë, vetëm pas leximit të këtyre faqeve, se një luftë e vërtetë nuk mund të tregohet, nëse nuk e dëgjojmë zërin e grave, të cilat përshkruajnë çfarë kanë përjetuar. Një roman i shkëlqyer”, thotë Robert Saviano.

Elvira Dones ka lindur dhe është rritur në Durrës, Tiranë, Shqipëri. Ajo u largua nga Shqipëria në vitin 1988 dhe u zhvendos në Zvicër, ku ajo shkroi disa romane, tregime të shkurtra dhe disa skenarë. Tani jeton në Kaliforni. Ajo ka botuar romanin “Diell i djegur” në vitin 2005 në shtëpinë e botimit “Anne Carriere”./albinfo/