Fundamenti

Nxënësit shqiptarë nga Berna, krenarë me Elina Dunin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Më 27 tetor 2013, nxënësit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Ostermundigen dhe Bernë, bashkë me prindërit dhe mësuesen e tyre, ishin pjesëmarrës në jazz koncertin e Elina Dunit, të mbajtur në Bernë.

Ata u befasuan për të mirë kur dëgjuan përshëndetjen e këngëtares në gjuhën shqipe dhe këngët e ëmbla të saj, të kënduara shqip.

Mobi Casa

“E gjithë kjo na bëri që të ndjehemi shumë krenarë”, thuhet në një postim të shkurtër të ardhur nga kjo shkollë në faqen e facebook-ut të portalit albinfo.ch.