UBT

Shteti abuziv lë qytetarët në mëshirë të fatit

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Mungesa e efikasitetit, por edhe shumë mangësive të mëdha në drejtësi, si dhe dukurive të tjera negative, ka bërë që qytetarët e vendit thuaja të mos e ‘ndjejnë’ vetën fare se po jetojnë në një vend të bazuar në shtetin e së drejtës, ngase drejtësia e Kosovës nuk është e aftë që të garantojë qytetarët që të ndjehen të mbrojtur nga shteti i së drejtës.

Gjykatat dhe prokuroritë e inkriminuara, me standarde të dyfishta,shkruan gazeta Kosova Sot.

Mungesa e efikasitetit, por edhe shumë mangësive të mëdha në drejtësi, si dhe dukurive të tjera negative, ka bërë që qytetarët e vendit thuaja të mos e ‘ndjejnë’ vetën fare se po jetojnë në një vend të bazuar në shtetin e së drejtës, ngase drejtësia e Kosovës nuk është e aftë që të garantojë qytetarët që të ndjehen të mbrojtur nga shteti i së drejtës.

Kështu të paktën kanë vlerësuar analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, derisa kanë shtuar se shumë vendime gjyqësore dyshohet se merren me korrupsion dhe me influenca e interferime politike, e madje edhe korruptive. Ndaj, është shtruar edhe çështja se përse asnjëherë korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk është hetuar nga organet e drejtësisë, pra brenda llojit, dhe përse nuk po vepron e heton Prokuroria Speciale dukuritë eventuale të lartcekura?

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në sistemin e drejtësisë, si duket, janë krijuar lidhje interesash në mes strukturave politike dhe atyre të drejtësisë, të cilat, atëherë kur nuk arrijnë për t’i realizuar qëllimet e tyre drejtpërdrejt, përdorin ndërmjetësuesit e caktuar, derisa kjo formë e veprimit jo që e ka degraduar shtetin tej mase, por ka humbur besimin e qytetarëve se përmes drejtësisë do të realizojnë të drejtën e tyre legjitime. Dibrani shton se drejtësia e Kosovës, sikur të mos ishte shndërruar në levë të politikës dhe oligarkisë mafioze, do të siguronte qytetarin se ka mbrojtjen e tyre juridike, por si duket sistemi i drejtësisë është futur në ingranazhet e klaneve të interesit, të cilat nuk e lënë për të vepruar.

Strukturat e kaluara, me ndikim në sistem

FIDANISHTJA

Dibrani më tej nënvizon se me sa duket drejtësia është vetëm një sektor, sa për të thënë se vendi ynë ka sistemin gjyqësor dhe prokuroritë e saj, por veprimi kaq i ngadalshëm dhe me standarde të dyfishta e ka rritur dyshimin e secilit qytetar se vetë sistemi i drejtësisë është i zhytur në krim e korrupsion, në të kundërtën, siç tha, s’ka asnjë arsye pse nuk ka vepruar dhe pse nuk po vepron. “Përndryshe, jo vetëm brenda llojit, përkatësisht në sistemin e drejtësisë, që nuk është luftuar krimi dhe korrupsioni, por kjo gjë dihet ashiqare se nuk është luftuar asgjëkund, për arsye se sistemi i drejtësisë nuk është në gjendje për të hetuar raste të rënda, për shkakun se vetë mundet të jetë e implikuar, ose kanë trysni permanente nga grupe politike dhe parapolitike që po e kontrollojnë dhe po e udhëheqin Kosovën, të tjerët janë vetëm figura shahu”, ka shtuar ai.

Ndërsa, sa i përket asaj se përse nuk po vepron dhe heton Prokuroria Speciale dukuritë e lartcekura brendapërbrenda sistemit, Dibrani në këtë drejtim adreson një sfidë të madhe. “Po si ka mundësi Prokuroria Speciale të veprojë nëse atë Prokurori e drejtojnë struktura nga sistemi i kaluar dhe nga e kaluara e vonshme përplot skandale korruptive, prandaj në sistemin e drejtësisë duhet të ndodhë një vullkan i reformave për të pasur rastin që të vijnë në shprehje prokurorë e gjyqtarë me etikë dhe dije profesionale, por edhe me kredibilitet të pranueshëm për të marrë vendime të fuqishme, përndryshe me këtë garniturë as të mos shpresojmë se do të ndodhë një gjë e tillë”, u shpreh analisti Shefqet Dibrani.

Gjyqtarët e inkriminuar

Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se me njerëz të kapur të drejtësisë, që janë të inkriminuar dhe me të kaluar kriminale e që kanë kapur drejtësinë nuk mund të ketë funksionim të drejtësisë së pavarur nga krimi dhe kriminelët e njerëzit e nëntokës, që sot kanë kapur segmente të drejtësisë dhe shtetit përgjithësisht.

Andaj, sipas tij, me gjyqtarë të pandërgjegjshëm, pa etikë njerëzore e profesionale, pastaj me të kaluar thuaja të dyshimtë në profesionin e tyre, sistemi i drejtësisë do të lëngojë edhe për sa kohë dhe s’mund të jetë i pavarur dhe në funksionin e tij parë- sor, atë të ndarjes së drejtësisë dhe vendimit të pavarur gjyqësor, apo të frymojë e pavarur.

Kelmendi ka shtuar se kësisoj drejtësia e Kosovës nuk është e aftë veç tjerash as të garantojë qytetarët që të ndjehen të mbrojtur nga shteti i së drejtës, derisa, siç tha, mungesa e efikasitetit dhe mangësive të mëdha në drejtësi, por edhe dukurive të lartcekura ka bërë që qytetarët e vendit thuaja të mos e ‘ndjejnë’ vetën fare se po jetojnë në një vend të bazuar në shtetin e së drejtës, derisa dyshohet se shumë vendime gjyqësore merren me korrupsion dhe influenca e interferime politike e madje edhe korruptive. “Kjo ngase në drejtësinë kosovare ka mjaft gjyqtarë të inkriminuar, ku për rrjedhojë të njëjtët vetëm i bëjnë dëm dhe e dëmtojnë imazhin e drejtësisë sesa që janë të përgjegjshëm në ndarjen e të drejtës, pasi janë të kapur e të ndikuar nga mafio-oligarkët, andaj vështirë të flitet për një sistem të drejtësisë të shëndoshë e të pavarur me kësi lloj gjyqtarësh e prokurorësh të inkriminuar, të papërgjegjshëm dhe të ndikuar si mos më keq nga mafio-oligarkët dhe njerëzit e nëntokës, që po dalin si më të fortë për ta diktuar dhe për ta kontrolluar edhe sistemin e drejtësisë në vend”, ka vijuar më tej. Ai ka nënvizuar se nuk mund të flitet kështu, pra, për një sistem drejtësie demokratik dhe të pavarur./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.