Britani, arrestohen tre shqiptarë
Tre shqiptarë, punonjës ilegalë në Britani janë arrestuar gjatë një operacioni të Zyrës së Emigracionit në Ryde. Shqiptarët u gjetën pa leje qëndrimi në një lavazh makinash.
Dy prej të arrestuarve, të moshës 20 dhe 26 vjeç, tentuan të arratiseshin. I arrestuari tjetër ishte 25 vjeç, i cili po pet të riatdhesohet.
Ndërsa dy të tjerët do të merren në pyetje nga zyrtarët e emigracionit dhe do të dëbohen nëse rezulton se nuk kanë leje qëndrimit.
Oficerët gjatë kontrollit në lavazh zbuluan edhe 2 mijë paund që i përkisnin 25-vjeçarit.
Ndërsa biznesi do të marrë një gjobë prej 10 mijë paund. Ndërsa gjoba totale nëse provohet se janë punësuar ilegalisht do të shkojë deri në 30 mijë paund.


