ARKATANA

Kapet në Belgjikë shqiptari i arratisur nga burgu i Parmës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Taulant Toma, i njohur nga shtypi e publiku i gjerë jo vetëm për krimet e tij, por edhe për arratisjen “kinematografike” nga burgu i Parmës, është kapur sot nga policia në Belgjikë. Bashkë me Valentin Frrokajn, mëngjesin e 2 shkurtit 2013, ata sharruan hekurat e dritares dhe zbritën murin me çarçafë të lidhur duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Toma është kapur në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet për t’u sjellë sërish në Itali ku veç dënimeve të mëparshme për grabitje dhe shpërndarje droge, duhet të përgjigjet edhe për arratisjen nga burgu.

FIDANISHTJA

Ndërsa “liria” e Valentin Frrokajt ka përfunduar që më 14 gusht kur është kapur në Cassano d’Adda, provinca e Milanos nga karabininerët e zonës.

Arratia e dy shqiptarëve pati pasoja në policinë e burgut. Për arratisjen e dy shqiptarëve, për këtë ngjarje, prokuroria e Parmës po heton mbi nëndrejtorin e burgut, komandantin e asokohe të repartit të policisë së burgjeve dhe mbi tetë agjentë, raporton “Shqiptari i Italisë”. Akuzohen, kush më shumë e kush më pak, për moskryerje të detyrës dhe lejim të arratisjes. /shekulli/