ARKATANA

Pranga shqiptarit, vodhi kazinonë duke thyer makineritë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje të një pike të lojërave të fatit. Policia e Montevarchi-t, në provincën e Di Arezzo në Toscana ka bërë të ditur se 22-vjeçari shqiptar në mars të vitit të kaluar kishte kryer veprën penale “të vjedhjes duke shkatërruar pronën”.

Mësohet se më 16 mars disa hajdutë kishin thyer me forcë derën e një pike të lojërave të fatit dhe me një stol që gjendej brenda ambientit thyenë makineritë, duke marrë të gjithë sasinë e eurove që kishin brenda.

Mobi Casa

Mësohet se hajdutët kishin vjedhur rreth 2500 euro dhe më pas ishin larguar nga vendngjarja. Policia s’ka bërë të ditur identitetin e personit për arsye hetimi.